• |
ide | kryesore

Historia e borxhit gjerman ndaj Greqisë që nuk u kthye kurrë

Arkiva, Planet
repa-620x350.jpg

Në vitin 1942, Banka Kombëtare e Greqisë i dha Rajhut gjerman një hua prej 476 milionë marka, të cilën Gjermania nuk e ka shlyer kurrë. Vazhdimisht, dhe sidomos tani që në pushtet është qeveria e re e drejtuar nga Aleksis Cipras (ne foto nje dite pas fitores duke vene lule ne varret e rrezistenteve qe luftuan kunder gjermaneve), në Athinë ka qarkulluar ideja: A duhet t’i kërkojmë paratë, për të mbyllur një vrimë në buxhet dhe kështu të lajmë duart me gjermanët jopopullorë?


Shërbimi ekonomik i Bundestagut gjerman vlerëson se kredia, bashkë me interesat, ka arritur nvielin e 8.25 miliardë dollarëve në vitin 2012. Një raport i qeverisë greke flet për 11 miliardë. Kjo shumë do ishte e mjaftueshme për t’i dhënë të paktën një frymëmarrje Ciprasit.


Megjithatë, qeveria gjermane pretendon se të gjitha reparacionet e luftës me Greqinë ose janë paguar, ose kanë skaduar, sipas traktatit Dy plus Katër.

Situata ligjore nuk është shumë e qartë, ndërkohë që Cipras zor se do marrë së shpejti ndonjë gjë kundër vullnetit të qeverisë federale. Deficitin buxhetor duhet ta mbushë ndryshe.

Nga Christian Rickens, Spiegel

Por ky debat hedh dritë mbi një kapitull pak të njohur të historisë naziste. Që Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore i ka plaçkituar me brutalitet të jashtëzakonshëm vendet e pushtuara, kjo tashmë dihet.

Por krahas rrëmbimeve, punës së detyruar, shpronësimeve dhe miliona njerëzve që vdisnin nga uria, kishte edhe një tjetër politikë grabitqare më delikate nga nazistët: Politika monetare dhe fiskale e Rajhut gjerman përshtatej në mënyrë sistematike me ministritë e Financave dhe bankat qendrore të vendeve të pushtuara- me qëllim shkatërrimin e monedhave vendase.

Disa nga instrumentet më të rëndësishme për këto krime me jaka të bardha të nazistëve ishin:

-Kosto të fryra të pushtimit: Rregullorja e luftës e Hagës lejon në parim, që vendet e pushtuara të paguajnë kostot për praninë ushtarake. Por sipas të dhënave të historianit Goetz Aly, gjermanët kërkonin kosto pushtimi të fryra në mënyrë drastike. Në Greqi, pushtuesit gjermanë dhe italianë, sipas të dhënave zyrtare gjermane, kërkuan në vitin 1941 rreth 40 përqind të të gjithë të ardhurave të ekonomisë. Pasojat: Një zi urie mes grekëve të varfër.

-Kursi i këmbimit i manipuluar: Kursin e këmbimit mes valutave të shteteve të pushtuara dhe markës së Rajhut, nazistët e mbanin shumë të ulët. Kështu, koruna çeke u zhvlerësua pas pushtimit me një të tretën. Kjo i lejonte sipërmarrësit gjermanë, por edhe ushtarët, që të blinin shumë lirë në këto shtete. Mallrat më pas mungonin për popullsinë vendase.

-Inflacion i eksportuar: Njësoj si me rastin e kursit të këmbimit, kishte edhe një monedhë të veçantë për ushtarët gjermanë. Ajo nuk përdorej në Gjermani për të paguar, por vetëm në territoret e pushtuara. Atje paratë e ushtarëve këmbeheshin me një kurs të jashtëzakonshëm. Ushtarët thjesht mund të blinin gjithçka. Kujtimet e luftës të Hajnrih Bël dhe Ernst Jynger janë të mbushura me anekdota se si ushtarët gjermanë mund të blinin çdo gjë që donin në Paris apo Odesa. Si pasojë shumë shpejt dyqanet boshatiseshin dhe inflacioni i fshehtë rritej.

-Kredi me forcë dhe obligacione: Greqia nuk është një rast i izoluar. Rrgullisht shtetet e pushtuara jepnin kredi ose obligacione për Gjermaninë dhe aleatët. Sipas Aly, deri në mesin e vitit 1944, Gjermania u kishte marrë 14 miliardë marka borxh Francës, Belgjikës dhe Danimarkës. Në vitin 1944, banka e Rajhut kishte menduar se si të shpëtonte nga borxhi. Plani ishte të bëhej një “konferencë paqeje” dhe borxhi të shpërndahej si shpenzime lufte.

Megjithatë gjërat rrodhën ndryshe: Në vitin 1953, Konferenca e Borxheve në Londër vendosi të shtyjë çështjen e reparacioneve të Gjermanisë deri pas një marrëveshjeje paqeje- ende sot nuk diçka të tillë zyrtare.

Traktati Dy plus Katër u mbyll më shumë si një traktat paqeje. Për këtë arsye historiani i ekonomisë, Albert Rietesl nga “London School of Economics” ka arritur në përfundimin: “Gjermania është mëkatarja më e madhe e borxheve e shekullit të 20-të”.

Kthehu