• |
ide | kryesore

Shkodrani Armando Vajushi bëhet lojtar i Chievo Verona

Arkiva, Sport
vajushi.jpg



Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Vajushi, ka bërë hapin e madh të karrierës së tij. Shkodrani ka lënë FC Litex Lovetch në Bullgari dhe ka firmosur në ditën e fundit të merkatos së janarit për skuadrën italiane, Chievo Verona. Bashkë me agjentin e tij, Sokol Haxhia, Vajushi u prezantua të hënën edhe me fanellën e skuadrës së tij të re. Te Chievo, Armando Vajushi gjen edhe bashkëkombësin e tij, Përparim Hetemaj.