• |
ide | kryesore

Tuna mes dy partnerëve, shijon jetën e Tiranës

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Tuna është duke e shijuar plotësisht qëndrimin në Tiranë, ku prej nëntorit po merr pjesë në konkursin e vallëzimit “Dancing With the Stars”. Këngëtarja nga Shkupi e cila po tregon aftësi të mira në kërcim, duket se po i pëlqen dhe është ambientuar me jetën në kryeqytet. Dhe mirë bën, pasi nëse shpallet fituese, ajo do të quhet tiranasja më e re për shkak të apartamentit që Vizion Plus ofron për kryesuesen e spektaklit të dancit. Një natë përpara gjysmëfinales, Tuna është parë në një nga vëndet më të preferuar të kryeqytetasve. Të dielën ajo së bashku me dy partnerët, italianin Simone dhe partnerin në jetë, reperin Cozman, kanë notuar në pishinën e Nobis.