• |
ide | kryesore

Kjo reklamë makine është konsideruar shumë erotike

Arkiva, Syri i Lapsit
fiati.jpg



Një spot Fiat i transmetuar në finalen e Super Bowl në SHBA ka ndezur replikat në rrjetet sociale duke u konsideruar si shumë erotik. Ai përshkruan se si një i moshuar italian ftohet nga gruaja të bëjë dashuri në krevat, por i humbet nga dritarja pilula e vetme e viagrës. Kokrra blu bie në serbatorin e një Fiati i cili pëson më pas një “fryrje” duke krijuar modelin e ri të tij. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, sidomos nga publiku amerikan. “Nuk dua të ngas një makinë të ngrehur” apo “Çfarë ndodh me këtë makinë pas disa orësh?” – janë disa prej tyre.