• |
ide | kryesore

Rudina Magjistari dhe Ulpjana Lama lënë mënjanë “rivalitetin”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Që ishin “rivale” këtë e dinim, por se kishin një miqësi mes tyre, sapo e mësuam. Ndoshta do të duhej që Ulpiana Lama të largohej nga ekrani, që më pas Rudina Magjistari të shfaqej në një foto krah saj. Ish-prezantuesja e “Pasdite në TCH”, ka organizuar promovimin e librit “Ia Dolëm”, aty ku nuk ka munguar edhe bjondja rrezatuese e “Tv Klan”, Rudina Magjistari. Më shumë se kortezi, kjo foto tregon një miqësi të fshehur prapa programeve konkurrente, në dy ekranet kryesorë në vend.