• |
ide | kryesore

Vetëm burra në konferencën për gratë

Arkiva, Planet
o-SAUDI-ARABIA-WOMENS-CONFERENCE-570.jpg



Një foto e konferencës “Gruaja në shoqëri”, e mbajtur në Arabinë Saudite, po bën xhiron e botës në internet. Ajo tregon se salla ku disktuohet për gratë është e mbushur vetëm me burra. Në të nuk mund të gjesh një grua të vetme. Panoramën e burrave më petkun e bardhë me çallma në kokë e prish vetëm një perëndimor i veshur me këmishë. Fotoja është publikuar në vitin 2013, por ajo po përhapet me shpejtësi pas vdekjes së mbretit Abdullah si dëshmi e absurditetit dhe hipokrizisë së shoqërisë së Arabisë Saudite. Ndonëse kur mendon se gratë në këtë vend e kanë ndaluar t’i japin edhe makinës, ky imazh duket ndoshta më pak absurd…