• |
ide | kryesore

3 “hallet” e meshkujve në shtrat

Arkiva, Stil
frika.jpg



Kur është fjala për marrëdhëniet seksuale, si gratë, edhe meshkujt shqetësohen. Gratë flasin lirshëm për problemet e tyre seksuale dhe për shqetësimin e tyre, meshkujt përkundrazi, i fshehin ato. Edhe pse sipas tyre, një burrë nuk duhet të ketë shqetësime në këtë aspekt, ne do t’ju tregojmë disa nga ato:

Madhësia e penisit

Madhësia e penisit është një nga shqetësimet kryesore të meshkujve. Të gjithë mendojnë se “sa më të madh të kesh penisin, aq më burrëror je”, por është është gabim. Disa meshkuj bëjnë krahasimin e penisit të tyre me të tjerë, ose kur shikojnë porno ata ndihen jo të mjaftueshëm. Penisi i forcuar mund të zgjatet deri në 14 cm dhe zgjatja nga 10 cm në 18 cm është normale.

Frika e ejakulimit të shpejtë

Një mashkull që ka jetë të rregullt seksual për 6 muaj mund t’i përshtatet partneres dhe mund të mësojë ta kontrollojë ejakulimin. Meshkujt që frikohen të mos ejakulojnë shpejt, vërtet e bëjnë atë shpejtë. Vetëm me ndihmë të terapistëve po mund ta përballojnë këtë.

Homofobia

Meshkujt që në fëmijërinë e tyre kanë luajtur shpesh rolin e homoseksualit, që nuk kanë qenë të kënaqur më gjininë e tyre, apo me madhësinë e penisit, gjithmonë frikësohen që një mëngjes mund të zgjohen homoseksualë. Nga një përjetim momental apo nëse gjatë rinisë kanë pasur ndonjë rast homoseksualiteti, frikohen të mos bëhen homoseksualë dhe u kaplon një shqetësim i madh. Të kesh një imagjinatë homoseksuale dhe ta zgjedhësh një jetë homoseksuali me të vërtetë dallojnë. /puhia.com/