• |
ide | kryesore

Shullazi: Nuk e kam kërcënuar Bashën

I pakategorizuar
basha-shullazi.jpg



Emiljano Shullazi është paraqitur një ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është pyetur për kërcënimin që ka bërë në adresë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes deputetes Voltana Ademi.

Shullazi paraqitet për herë të parë në Prokurori, pasi thirrjes së parë nuk i është përgjigjur. Ndërkaq mësohet se ditë më parë Shullazi është paraqitur në prokurori i vetëm pa praninë e avokatit.

Burime të Prokurorisë bëjnë të ditur se i mbijetuari i atentatit që iu bë më 5 janar të këtij viti ka deklaruar se ka qënë në të njëjtin lokal me deputeten e PD, Voltana Ademi, po nuk ka patur asnjë komunikim dhe as nuk i ka përcjellë asnjë kërcënim në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas denoncimit të bërë nga deputeteja Ademi, Shullazi i ka thënë: “Kryetari yt të mos ma përmendë më emrin. Ose thuaji të mos dalë shpesh në verandën e shtëpisë”. Megjithatë Shullasi i ka mohuar akuzat para prokurorëve.