• |
ide | kryesore

Allegri mund Inzagin dhe Milanin (video)

Arkiva, Sport
juve_7670.jpg



Në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në Seria A Juventusit ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Milanit me rezultatin 3-1. Ai që hapi serinë e golave ishte Carlos Tevez në minutën e 14-të ndërsa Luca Antonelli barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 28-të. Por, gëzimi i lojtarëve të Milanit nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas tre minutave Leonardo Bonucci sërish kaloi në avantazh vendasit 2:1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “kuqezinjtë” provuan të barazojnë rezultatin, por në minutën e 69-të, Alvaro Morata shënoi golin e tretë për bardhezinjtë dhe shoi shpresat e skuadrës së Inzagit. Pas kësaj fitore, Juventusi është ngjitur në kuotën e 53 pikëve, dhjetë më shumë sesa Roma, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.