• |
ide | kryesore

Armando Sadiku hyn si zëvendësues dhe shënon pas 4 minutash (video)

Arkiva, Sport
sadiku.jpg



Armando Sadiku ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Zurihut 1-4 në transfertë kundër St.Gallen. Sulmuesi shqiptar nuk e ka filluar në formacion, por është futur si zëvendësues në minutën e 79-të dhe vetëm pas disa minutash në fushë ai arriti të shënojë golin e 4-t për Zyrihun në minutën e 83-të. Titullarë në këtë takim ishin edhe dy shqiptarët tjerë të Zurihut, mesfushori Burim Kukeli dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti.