• |
ide | kryesore

Besart Berisha, gol dhe asist në derbi (video)

Arkiva, Sport
Berisha-1407678649.jpg



Besart Berisha sërish protagonist në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory në Australi. Prishtinasi, ka arritur të shënojë një gol dhe te japë nje asist në fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj Melbourne City me rezultatin 3-0. Berisha,  ka realizuar golin e parë në minutën e 10-të, ndërsa në minutën e 62-të ka dhënë një asist për Ben Khalfallah, i cili realizoi golin e tretë. Ky ishte goli i 9-të për Berishën me fanellën e Melbourne Victory, që tani mban vendin e dytë në tabelë, me një pikë më pak se kryesuesit Perth Glory.