• |
ide | kryesore

Sinan Hoxhës i këndojnë në fejesë: “Ta ka bo gruja 8 me 2” (video)

Arkiva, Paparazzi
Sinan-Hoxha.jpg



E ka zhvilluar gjatë kësaj jave ceremoninë e tij të fejesës këngëtari Sinan Hoxha. Mësohet se në të kanë marrë pjesë shumë pak persona dhe kryesisht kanë qenë të afërmit dhe miqtë më të ngushtë të Sinanit. Një ndër ta duket se ka qenë edhe këngëtarja Soni Malaj. Është pikërisht ajo që ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, një video ku duket Sinani përkrah të fejuarës së tij Andrra, dhe miqtë që e rrethonin duke i kënduar “Ta ka bo gruja 8 me 2”. Andrra Destani, është vajza nga Kumanova por që jeton në Gjermani prej vitesh, që i vodhi zemrën artistit pikërisht në qytetin e dashurisë, Parisin. Ajo është e diplomuar në mjekësi dhe ka qëndruar larg botës së ekranit.