• |
ide | kryesore

“Loro Boriçi” do të jetë gati për Shqipëri-Serbi

Arkiva, Sport
loro-borici-lart.jpg



Ky është prmtimi që japin përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së thotë se stadiumi i rikonstruktuar do të jetë gati në tetor. Sipas tij punimet nisin në mars dhe do të punohet me 3 turne. Një tjetër fakt që zbulohet është se stadiumi do të ketë 17 mijë vende të ulura dhe do të kërkohet që ai të marrë certifikimin për 4 yje. Kjo do të thotë se në më pas në këtë stadium mund të luhet çdo ndeshje, përveç finales së Champions League. Duhet thënë se puna për rikonstruksionin e "Loro Boriçi"-t ka nisur që në nëntor, teksa specialistë të Federatës Shqiptare të Futbollit shkuan në Shkodër nga ku morën edhe detajet e para topografike. Më pas, duke qenë se investimi më së shumti do jetë nga qeveria shqiptare, kjo e fundit i kërkoi një studioje italiane që të bënte projektin.