• |
ide | kryesore

Rita Ora pret flokët shkurt. Çdo muaj nga një look të ri

Arkiva, Paparazzi
iggy-azalea-rita-ora-clive-party-grammys-03.jpg



Një natë përpara eventit më të madh muzikor në botë, Grammy Awards, Rita Ora është shfaqur krejt ndryshe në mbrëmjen Gala mbajtur në Los Angeles, të shtunën. Me flokët e shkurtër të stiluara rrëmujshëm, Rita gati të ngjante me yllin tjetër të pop-it, Miley Cyrus. 

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të ngushtë pas trupit, ndërsa format e rrumbullakta të tërhiqnin vëmendjen. 

E njohur për stilin e veçantë dhe pamjen gjithnjë në ndryshim, Rita Ora debutoi me look-un e ri, në eventin e së shtunës në Beverly Hilton Hotel.

Më poshtë ju sjellim transformimin në look të Ritës, realizuar nga stilisti i saj Chris Appleton, në vitin e fundit.