• |
ide | kryesore

Soni Malaj në gjurmët e Kim Kardashian. Po e kopjon këngëtarja yllin e Reality TV?

Arkiva, Paparazzi
soni kim kopertine 1.jpeg



Soni Malaj ka ndryshuar look, por përsëri nuk i ka shpëtuar dot krahasimit me Kim Kardashian. Këngëtarja e njohur shqiptare, e komentuar si një “sozie” e yllit të reality-tv në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur t’a bëjë ndryshimin në pamjen e saj, një ditë pasi Kim preu flokët e gjatë dhe postoi në Instagram transformimin.

Besojeni ose jo, por edhe Soni Malaj i preu flokët e saj të gjatë e të zi. Ish-anëtarja e jurisë së X Factor, prezantoi look-un e ri këtë të dielë nëpërmjet një postimi në IG. Soni është krahasuar shpesh për nga ngjashmëria me bashkëshorten e Kanye West, kjo falë tipareve të errëta, grimit dhe flokëve thuajse njësoj me Kim. Por, ish-këngëtarja e grupit Spirti Voice, ka dashur t’a quajë këtë transformim një rikthim në të shkuarën.

Në krah të fotos me flokët e prera deri tek supet, Soni ka vendosur një pozë të dikurshme, ku thotë se këtë model e ka patur që në vitin 2000. Rastësi ose jo, Soni Malaj vazhdon të mbetet në gjurmët e Kim Kardashian.