• |
ide | kryesore

Dancing With the Stars/ 1 vit pas fitores, Lori Hoxha nuk e ka marrë apartamentin

Arkiva, Paparazzi
lori fituesja.png



Ndërsa këtë të hënë mbahet finalja e spektaklit “Dancing with the Stars”, në vëmendje është kthyer edicioni i vitit të shkuar. Një artikull i botuar sot në revistën Anabel, na informon se fituesja e edicionit të katërt të spektaklit të vallëzimit, Lori Hoxha, ende nuk është shpërblyer me çmimin e premtuar. “Lori Hoxha, jo vetëm nuk u shpërblye me apartamentin që ishte dhe çmimi i madh i spektaklit, por ajo as nuk është ftuar në asnjë nga puntatat e siç thonë burimet e Anabel, nuk është ftuar as në finale, siç ka ndodhur me fituesit e edicioneve të kaluara.” – shkruhet në shkrimin e Anabel ku përmenden gjithashtu edhe problemet që kanë shoqëruar çmimet e para të edicioneve të shkuara.

 Në edicionin e parë, edhe pse Genta Ismajli ishte dukshëm kërcimtarja më e mirë, fitues u shpall Oni Pustina. Zëra të shumtë thanë asokohe se modeli nuk i mori të plotë 50’000 eurot e vendosura si çmim.

Fituesit të edicionit të dytë, aktorit Enver Petrovci, çmimi iu konvertua në një makinë e cila natyrisht nuk kishte vlerën e 50’000 eurove.

Elvana Gjata e mori apartamentin që fitoi por më pas investoi për të blerë një apartament më të mirë se ai që i ishte dhuruar. Ndërkohë Lori Hoxha, edhe pse është përfolur se kishte bërë një marrëveshje për fitoren e spektaklit, mesa duket jo vetëm nuk e ka bërë një gjë të tillë, por edhe një vit më vonë, ende nuk ka marrë atë që meriton.

 

Në këtë finale është premtuar gjithashtu një apartament për fituesin. Gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim. Finalistët e këtij edicioni janë: Amos Zaharia, Evi Reçi, Heidi Lushtaku, Kristi Popa dhe Tuna.