• |
ide | kryesore

Finale dramatike/ Bregu i Fildishtë triumfon ndaj Ganës në Kupën e Afrikës (video)

Arkiva, Sport
dramatikr.jpg



Bregu i Fildishtë është kampion i Afrikës, për herë të parë që nga 1992, duke fituar për herë të dytë këtë trofe. Në finale, Bregu i Fildishtë mundi sërish Ganën, me penallti dhe pas 11 goditjeve nga pika e bardhë për çdo skuadër, siç kishte ndodhur dhe 23 vjet më parë. 9-8 ishte rezultati përfundimtar, me portierin Barry Coppa që i dhuroi Kupën kombëtares së tij, pas një paraqitjeje tragjikomike, ku jo vetëm hyri në histori si i vetmi portier që pësoi tërheqje muskulare gjatë ekzekutimit të 11-metërshave por gjithashtu goditi për herë të fundit duke i dhënë suksesin të tijve. Fitorja e dytë për më tepër si trajner dhe për Herve Renard, që udhëhoqi Bregun e Fildishte në fitimin e trofeut, pasi e kishte mundur në 2012 kur ishte nën drejtimin e Zambias, pikërisht në Guinean Ekuatoriale.

Një tjetër humbje ndërkohë në finale me 11-metërsha për Avram Grant, që në 2008 dhe në Champions League, pa Chelsean e tij të mundej ndaj United në Moskë. Në kohën e rregullt (0-0) në fakt Gana meritonte shumë më tepër se Bregu i Fildishtë, teksa goditi dy herë shtyllën në pjesën e parë, por formacioni i drejtuar nga izraeliti u tregua i pasaktë përpara portës. Dhe në kohën shtesë asnjë prej ekipeve nuk shënoi, teksa nga penalltitë, Gana ju afrua shumë fitores, me Bregun e Fildishtë që gaboi dy të parat, por dy gabime të tjera radhazi nga Gana, bënë që rezultati të barazohej në 2-2. Të gjithë ishin të saktë deri në 11-metërshin e 11-të, kur Razak gaboi përballë Barry Coppës, që pasi pësoi një tjetër tërheqje pas penalltisë së pritur shkoi e goditi për fitoren e Kupës.