• |
ide | kryesore

Grammy 2015/ A ishte kjo që pritej nga Bleona? (foto)

Arkiva, Paparazzi
bleo14.jpg



Bleona Qereti është shfaqur të dielën mbrëma në çmimet “Grammy” e mbuluar! Shqiptarja e reality show-t “Euros of Hollywood” kishte zgjedhur këtë herë të “armatosej” me një mburojë trupore, që ngjante me një kallëp ngjyrë ari. Kjo zgjedhje ka nxjerrë në pah këmbët e gjata të këngëtares, e cila ka parakaluar krenare në tapetin e kuq. E veçanta e kësaj paraqitje ishte bashkëpunimi i këngëtares me një tjetër shqiptar të njohur në fushën e modës. Shpëtim Zero është njeriu që ka qepur në atelienë e tij, bishtin super të gjatë të zi, që Bleona mbante mbërthyer pas trupores të derdhur sipas formave të saj.