• |
ide | kryesore

Isa Boletini nuk e kishte gishtin e mesit (foto)

Arkiva, Planet
IsaBoletini.jpg



Heroi kombëtar Isa Boletini njihet për trimëritë e tij, por shumë pak njerëz kanë njohuri për një detaj. Atij i mungonte gishti i mesit. Siç mund të shihet edhe në disa foto të kohës, shumë lehtë mund të vërehet mungesa e gishtit të mesit. Por, cila është historia e mungesës së gishtit të mesit? Gazeta “Zëri” shkruan se sipas të dhënave që e kishte publikuar mbesa e tij, Isa Boletinit i mungonte gishti i mesit i dorës së majtë, pasi e kishte prerë me sëpatë në moshën 2-3 vjeçare, duke luajtur në oborrin e Kullës në Boletin.