• |
ide | kryesore

Jackson ndërroi fytyrën për të mos ngjasuar me të atin

Arkiva, Paparazzi
mj.jpg



“Duhet tu japësh fund operacioneve plastike! Publiku nuk po arrin më të të njohë!” Ishte kjo fraza që menaxheri i Michael Jackson, Frank Di Leo i tha këngëtarit që ai të hiqte dorë nga ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë. Reagimi i këngëtarit ishte i thjeshtë. Porositi ndërhyrje të tjera. Jackson ndërroi hundën, sytë, mollëzat madje edhe buzët. Në gjithë këto vite është menduar se ai donte të hiqte linjat e tij që e lidhin me origjinën afro-amerikane, por ajo ndodhte në prapaskenë ishte tjetër gjë. Tashmë këtë e ka zbuluar ish-agjenti i tij. “Jackson i bënte ndërhyrjet që të mos i ngjante të atit. “Duhet me çdo kusht ta fshij atë nga fytyra ime. Ende, sa herë shihem në pasqyrë shoh fytyrën e tij. Nuk e duroj dot këtë”- thoshte këngëtari. Kjo për shkak se kur ishte i vogël, i ati e rrihte shpesh me rripin e pantallonave. Vetëm kura rriti një farë moshe ai u shpëtoi torturave./lapsi.al/.