• |
ide | kryesore

Kosovarët e pafat, humbin 17 mijë euro, për një ndeshje në skedinë

Arkiva, Sport
bastore_6926.jpg



Albani dhe Simoni nga Klina i bashkuan forcat në 50 cent për të luajtur skedinën e jetës së tyre. Por, fati bëri shaka me ta. Këta dy djelmosha nga Klina u desht të përjetonin një zhgënjim të vërtetë pasi ndeshja e fundit që e futën në skedinë doli të ishte fatkeqe. Ata gjetën rezultatin e plot 13 ndeshjeve në fundjavën që lamë pas, por ndeshja e 14-të, ajo mes Nice dhe Nantes në Francë u doli huq. Dy skuadrat franceze barazuan pa gola, 0:0 dhe ky barazim iu kushtoi Albanit dhe Simonit me humbjen e plot 17 mijë eurove!