• |
ide | kryesore

Odise Rroshi gjen sërish golin në Gjermani (video)

Arkiva, Sport
Odise-Roshi.jpg



Odise Roshi i rikthehet golit. Fieraku 23-vjecar ishte autor i golit të parë në ndeshjen e fituar (2-1) nga skuadra e tij FSV Frankfurt kundrejt Nurnbergut. Shtatlarti kuq-e-zi nuk shënonte që prej 7 nëntorit të vitit të kaluar në ndeshjen ndaj Aalen-it (0-1). Ka vuajtur shumë prej disa problemesh muskulore gjatë këtij sezoni, por dëshira për të dhënë maksimumin, Odise Roshit nuk i mungon asnjëherë. Në ndeshjen e javës së 20-të të Bundesligës së dytë gjermane, fieraku iu rikthye golit pas një periudhe të gjatë. Zakonisht luan në krah, por cilësitë e tij i shfaq edhe si sulmues i mirfilltë, rol të cilin Roshi zhvilloi për më shumë se 60 minuta lojë.  I hedhur në fushë që nga minuta e parë, Roshi kishte përkrah në sulm (si dyshe sulmuese) algjerianin Aoudia, teksa Edmond Kapllani nuk u aktivizua. Roshi shënoi (min 21’) golin e parë të takimit duke i dhuruar shpresa vendasve për një rezultat pozitiv në mënyrë që të arrijnë e të mbajnë mesin e tabelës së renditjes. Fakt interesant për t’u përmendur është se kjo ishte fitorja e dytë në shtëpi për të gjithë kampionatin për skuadrën e dy shqiptarëve. Golat e tjerë u shënuan nga Hovland për miqtë (min 41’) dhe Grifo për vendasit (min 60’), i cili vulosi rezultatin në 2-1. Në minutën e 66’-të Roshi u zëvendësua nga gjermani Golley. Ky ishte takimi i 12-të për të, ndërkohë që 11 ndeshje të tjera ai nuk ka mundur t’i luajë për shkaqe lëndimesh./aSport.info/