• |
ide | kryesore

Skandalet e Mike Tyson, seks në banjë me Naomi Campbell

Arkiva, Sport
mike-tyson-naomi-campbell.jpg



Të gjitha ditët e Mike Tyson, kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda ishin të mbushura me skandale për seksin. Këtë mundohet të tregojë libri i fundit i dalë për të me titull “Zbutja e bishës, Historia e patreguar e Mike Tyson”. Janë kujtime të mikut dhe menaxherit të tij Rory Holloway. Një prej momenteve që ka përfshirë faqet e para të gazetave është lidhja e tij me supermodelen e famshme Naomi Campbell. Sipas Holloëay, episodi më i sikletshëm ndodhi në një nga festat në shtëpinë e Russell Simmons në vitet “90. “Tyson dhe Campbell nuk ishin takuar kurrë më parë, por e njihnin njëri tjetrin. Unë i rrija gjithmonë pranë që ta mbaja larg telasheve. Në një moment e pashë që po fliste më nje vajzë. Fërkova sytë pasi ishte pikërisht ajo, Naomi Campell. E egër dhe gjallë dhe me ato këmbë të gjata” – shkruan Holloway. Ai tregon se Tyson i ka thënë në një moment se do të shkonte në banjë dhe se i kishte kërkuar që t’i mbante gotën me pije. “Mbeta me gotën e tij në dorë, ndërsa Mike ishte në banjë. Në një moment edhe Naomi hyri brenda. Mbeta te dera duke u thënë miqve: “Banja është e zënë”. Çfarë sikleti! Minutat kalonin dhe po bëhej e bezdisshme. Më në fund e hapa derën dhe bërtita: “Hajde tani Mike!”. Futa kokën brenda dhe çfarë të shihja. Naomi kishte hipur mbi tualet, kishte ngritur fustanin, kishte hapur këmbët e saj të gjata dhe Mike që po pomponte pa reshtur” – shkruan në librin e tij Holloway.