• |
ide | kryesore

Bekim Balaj shënon golin e parë në Kroaci (video)

Arkiva, Sport
balaj-620x400 (1).jpg



Sulmuesi shqiptar, Bekim Balaj vetëm disa ditë pasi që shënoi në miqësore golin e parë për Rijeka, ai ka arritur të shënojë përsëri këtë herë në kuadër të Kupës së Kroacisë. Skuadra e tij HNK Rijeka fitoi ndaj NK Lokomotiva 4-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kroacisë. Sulmuesi shqiptar luajti 90 minuta në këtë ndeshje dhe shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 59-të. Edhe sulmuesi tjetër shqiptar Sokol Cikalleshi luajti 90 minuta për RNK Split dhe pati një paraqitje të mirë por nuk arriti të shënojë. Ekipi i tij arriti të fitojë kundër Zadar 1-0.