• |
ide | kryesore

Maradona bën ndërhyrje në fytyrë dhe tani duket kështu (foto)

Arkiva, Sport
marad.jpg



Diego Armando Maradona, edhe pse jashtë fushës së futbollit vazhdon të habisë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për drogë apo alkool. Nuk hyjnë në këtë rast as loja e talentit. Kampioni argjentinas ka marrë vendimin që ka lënë me gojë hapur të gjithë. Ai ka bërë lifting në fytyrë, ose tërheqje të lëkurës për të eliminuar rrudhat. Kjo edhe për tu dukur më i ri në krahët e partneres së tij Rocio Oliva. Në një klinikë të specializuar në Kubë, Maradona mësohet se ka bërë edhe ndërhyrje të tjera në fytyrë, që kanë të bëjnë me mollëzat dhe qeset poshtë syve. Nga fotot e publikuar duket një “Pibe de Oro” i rinuar. Maradona dhe Oliva gjenden në Kubë për të regjistruar një program televiziv./lapsi.al/