• |
ide | kryesore

“Nuk është faji yt…” një nga justifikimet e meshkujve për tu ndarë

Arkiva, Stil
fajtori.jpg



Në fillim të lidhjes është e vështirë të dihet se ku po të çon ajo dhe çfarë marrëdhënie dëshiron mashkulli. A është fjala vetëm për pak argëtim apo për diçka më serioze? Mirëpo, meshkujt janë shumë kreativë kur dëshirojnë të ndërpresin lidhjen dashurore. Këto që vijnë më poshtë janë justifikimet më të:

Nuk je ti fajtore, unë jam fajtori

Me këto fjalë i lënë porosinë ish-partneres që akoma është e dashur, mirëpo jo aq mjaftueshëm sa që të vazhdojnë lidhjen. Nuk dëshirojnë t’i lëndojnë, ndaj gjithë fajin ia hedhin vetes, sepse me siguri dëshirojnë që ta mbajnë akoma në jetën e tyre.

Thjesht, nuk jam për lidhje serioze

Seksi për një natë apo takimi kur atij i përshtatet është ajo që dëshiron mashkulli i tillë. Për të argëtimi i është më i rëndësishëm se çdo gjë, ndërkaq partneren e shikon vetëm si plotësim derisa ta gjejë atë që dëshiron.

Jeta më është bërë tepër e ngarkuar, nuk kam kohë për lidhje

Njerëzit në situata krize më së shpeshti mbështeten në personat e afërm, por edhe nuk ikin nga ta. Kështu vetëm në mënyrë të bukur flet që nuk është i interesuar.

Nuk dëshiroj të të lëndoj

Me këtë frazë mashkulli sikur do që tërë fajin t’ia hedhë vetes. Mendon që është më i rëndësishëm sesa marrëdhënia juaj, ndërkaq vetëm dëshiron që t’i kushtohet vetes, shoqërimit me miqtë dhe dëshiron të ketë kohë edhe për vajza të tjera. Ai mendon që është dëm të lidhet vetëm me një partnere, kur mund t’i ketë disa. /Telegrafi/