• |
ide | kryesore

Takaj: Meta ndihmoi “çunat e lagjes”, i “vodhi” dy pikë Skënderbeut

Arkiva, Sport
Ardian-Takaj-Skenderbeu.jpg



Pas ndeshjes së Skënderbeut me Partizanin, presidenti i korçarëve Artan Takaj ka reaguar ashpër duke thënë se nuk është i kënaqur me barazimin, pasi skuadrës së tij iu anullua një gol i pastër. “Meritonim më shumë se një pikë. Këtë nuk e them vetëm unë, por të gjithë ata që e kanë ndjekur këtë takim për 90 minuta. Skënderbeu ishte superior në të gjitha drejtimet, krahasuar me Partizanin.Por mesa duket edhe gjyqtarët kanë pikët e veta për të marrë në këtë Superligë” ka thënë numri një i korçarëve duke akuzuar për këtë gjyqtarin: “duket se edhe gjyqtarët i kanë vënë qëllim vetes të grumbullojnë pikë në kampionat, edhe pse duhet që ata të jenë jashtë garës dhe të paanshëm. Kridens Metës, ndoshta nuk i kanë dalë ende pikët për t’i plotësuar dhe ia mori dy të tilla Skënderbeut” ka deklaruar Takaj në një intervistë për “Sport ekspres”..