• |
ide | kryesore

E rrallë/ Greqi, zbulohet një çift i përqafuar në një varr 5800 vjeçar (foto)

Arkiva, Stil
greca.jpg



Të përqafuar për 7 mijë vjet. Kanë kaluar mijëra Shën Valentinë së bashku e nuk janë ndarë kurrë. “Sepse janë të vdekur” – do të thotë ndonjë cinik. Është një çift skeletesh të gjetur në një sit arkeologjik në Peloponez në Greqi. Është konsideruar si një zbulim i rrallë, raporton lapsi.al, pasi i takon erës neolitike.

I kanë gjetur të bashkuar dhe të përqafuar, si të përgjumur. Njëri ka kthyer kurrizin dhe tjetri e ka përqafuar nga pas. Skeletet janë ruajtur në kushte mjaft të mira dhe datojnë 3800 para Krishtit. Sipas agjencisë ANA-MPA është një nga rastet më të fundit të varrosjes në çift.

Janë zbuluar në një shpellë të quajtur Diros, në lindje të fshatit Mani, i njohur si varrezë nga vitet v 4200 deri në 3800 para erës sonë. Sipas historianëve, të cituar nga agjenci greke të lajmeve, nga fundi i viteve 3200 para erës sonë, në këtë zonë ka ndodhur një tërmet i fuqishëm ku edhe besohet se kanë vdekur shumë njerëz. Gërmimet e në zonën e Diros kanë nisur që në vitin 1958./lapsi.al/