• |
ide | kryesore

Më në fund Dortmund bën dy fitore rradhazi

Arkiva, Sport
dortiiii.jpg



Borussia Dortmund ka dalë nga rreziku. Skuadra e Jurgen Klopp arriti të fitojë ndaj Mainz me rezultatin 4-2 dhe momentalisht gjendet mbi zonën e rënies nga Bundesliga. Gjithsesi fitorja nuk ishte e lehtë. Soto kaloi miqtë në epërsi që në minutën e parë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Por, golat e Subotic dhe Reus përmbysën rezultatin para se Malli ta barazonte atë. Dy gola të tjerë të Dortmundit nga Aubameyang dhe Sahin i dhanë fund çështjes së fituesit. Dortmund tani është në vendin e 14-të me 22 pikë, dy më tepër se zona e rrezikuar, por ka një ndeshje më tepër të zhvilluar.