• |
ide | kryesore

Partizani shkatërrohet në Kukës. Duro gjen shkakun e humbjes

Arkiva, Sport
duro1.jpg



Kukësi shkatërron Partizanin me 3 gola dhe duke mos i dhënë mundësinë të festojë. Golat u shënuan nga kroatit Pero Pejiç, Hair Zeqiri dhe Ylli Shameti në minutat 14, 39 dhe 64. Partizani pëson humbjen e parë pas 5 fitoreve dhe 1 barazimi. Pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro tha se “skuadra u godit për gabimet e saj, por në çastet kur po luante mjaft mirë dhe se vuajti shtatlartësinë e kundërshtarit. Dalja me të kuqe e Idriz Bathas në minutën 42-të e rëndoi gjendjen e skuadrës pasi u prish barazpesha në fushë”.

Një vëmendje të vevëmendje të veçantë merre dhe goli i Pejiç. “Unë nuk kam thënë siç është interpretuar se Pejiçi nuk shënon, por se këtë sezon nuk i kishte shënuar skuadrave të mëdha dhe se shpresoja të mos e bënte ndaj nesh. Megjithatë, unë e uroj Pejiçin”– tha Duro që ka ende shpresë për titullin. “Kampionati është ende i hapur” – shton ai.

Në krahun tjetër trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri pranon se kampionati është ende i gjatë, por sot u shfrytëzuan rastet përkundër në disa ndeshje që ishin humbur:

“Edhe pse ndeshja mund të përfundonte 4-0 apo 5-0 është me rëndësi që 3 pikët janë 3 pikë. Normalisht ka ndikuar dalja me të kuqe e një lojtari kundërshtar. Dihet që kur je 0-1 dhe të del një lojtar me të kuqe dhe pastaj shkon 0-2, është shumë-shumë e vështirë ta kthesh lojën”– tha Shaqiri. “Ne arritën ta kontrollonim lojën. Detyrat që u morën prej minutës së parë, u realizuan dhe ne morëm 3 pikë”-tha ai.

Java 22:

Të shtunën:

Kukësi-Partizani 3-0

Tirana-Elbasani 2-0

Teuta-Laçi 1-3

Flamurtari-Vllaznia 

Apolonia-Skënderbeu