• |
ide | kryesore

Polemika/ Facebook censuron fotot e nënave që u japin gji fëmijëve

Arkiva, Stil
grate.jpg



Popullit në internetit që nuk i bëhet vonë të shohë pornografi online (e kthyer tashmë në biznes) nuk i vjen mirë të shohë gra që ushqejnë foshnjat me gjoksin jashtë! Në këtë mënyrë Facebook censuron vazhdimisht këto lloj fotosh. Për të protestuar fotografja Jade Beall ka ripublikuar foto të disa grave nudo me foshnjat e tyre në krahë duke u dhënë gji duke u bërë vetë censurimin në gjoks ose organet gjenitale. Ishin komentet negative të burrave që nuk e kanë pranuar këtë lloj fotografie që ka nxitur reagimin e fotografes. Jade Beall i ka dhënë jetë projektit “A Beautiful Body Project” që vë në qendër gruan me të gjitha defektet e saj kur i jep jetë një krijese të re. Polemikat vazhdojnë. /lapsi.al/