• |
ide | kryesore

Letra emocionuese e çiftit të panjohur bëhet hit

Arkiva, Stil
letrav.jpg



Një letër emocionuese (në foto) që ka bërë xhiron e internetit është ajo që një çift i panjohur ka lënë për një person pas një darke në restorant. Çifti duket është goditur nga raporti i babit me vajzën e tij të vogël 6-vjeçare të cilën e kishte nxjerrë për darkë mbrëmjen e Shën Valentinit.

Përpara se të largohej kamerieri i jep një letër që kishin lënë dy klientë që ishin larguar më herët. Në letër shkruhej: “Përshëndetje! Na erdhi keq që të përgjuam, por unë dhe burri im të pamë me vogëlushen tënde dhe mbetëm të impresionuar nga lloji i babait që je. Nga dy të mëdhenj, të rritur pa baba është e rëndësishme të shohësh këtë model burri. Darkën e ke nga ne!”

Babai i vajzës u emocionua ndërsa e lexoi këtë letër. Për fat të keq ai nuk pati mundësi të t’i falenderojë atë çift sepse ishin larguar më herët dhe kështu vendosi ta publikojë letrën e tyre në rrjetin social “Imgur” për të bërë të njohur gjestin e ati çifti të panjohur në të gjithë botën./lapsi.al/