• |
ide | kryesore

Transformimi dramatik i Sara Hoxhës

Arkiva, Paparazzi
sara hapje.png



Pas kileve të shumta që arriti të heqë nga trupi i saj, tashmë e kishin rradhën flokët. E ku ka më mirë se sa një ndryshim total i imazhit, kur nuk do të kesh më lidhje me personin e dikurshëm?!

Këtë thënie duket se ka përqafuar Sara Hoxha, e cila gjithmonë është shprehur e pakënaqur me mbipeshën e dikurshme, ndërsa pëlqente siluhetën e re, të cilën po i jepte trupit të saj. Thënë kjo, ngjan sikur vetëm flokët, ishin i vetmi detaj që kish mbetur pa ndryshuar nga pamja Sarës topolake.  

Vajza e pronares së Top Channel, ka vendosur t'i thotë lamtumirë ngjyrës bjonde për t'u transformuar në një brune. Ka mjaftuar një foto në Instagram që Sara të surprizojë të gjithë ndjekësit e saj, madje edhe miqtë e afërt të cilët janë habitur me ndryshimin.