• |
ide | kryesore

Kush po fiton në “luftën” mes Nora Istrefit dhe Dafina Zeqirit?

Arkiva, Paparazzi
nora hapja.jpeg



Njëkohësisht, të enjten në orën 20:00 në youtube, dy këngëtaret e njohura të skenës sonë, Duffye dhe Nora, publikuan videot e reja. Por, si po shkon "lufta" e klikimeve mes "Shumë qejf" të Dafina Zeqirit dhe "S'je my lifestyle" nga Nora Istrefi?

Pa u mbushur 24 orë nga premiera e klipeve, duket se Duffye kryeson, si nga 'views' po ashtu edhe pëlqimet në kanalin e saj zyrtar në youtube, janë dukshëm përpara. Kjo ndoshta ka të bëjë edhe me fushatën që Dafina Zeqiri, reklamoi këtë video të saj të re. Javët e fundit, këngëtarja nga Prishtina, çdo postim në facebook dhe IG, ia kushtoi projektit të saj të ri.

Nga ana tjetër, Nora Istrefi na befasoi pasditen e së enjtes kur nëpërmjet një postimi, në vend që të ndante me fansat ndonjë ekografi të shtatëzënisë, lajmëroi për videon e re.