• |
ide | kryesore

Angela Martini krah Mick Jagger, në ditëlindjen e Rihanna

Arkiva, Paparazzi
angela Martini mick.png



Ajo është një modele e njohur dhe e talentuar, por personaliteti i Angela Martinit, ka bërë që bukuroshja shqiptare të shndërrohet edhe në një prej personazheve më të dashur të jetës VIP në Shtetet e Bashkuara. Atë e ftojnë ngado, në evente bamirësie apo festa private. Por, java e çmimeve Oscar, Angelën e ka gjetur në Los Angelos, ku sipas asaj që ka ndarë me fansat në rrjetet sociale, duket se ka kaluar kohë të bukur. 

Nga festa në festë, modelja shqiptare, ka përfunduar edhe në mbrëmjen private të ditëlindjes së 27-të të yllit, Rihanna. Më 20 shkurt, këngëtarja me famë botërore, festoi me miqtë në një vilë Beverly Hills, L.A, ditëlindjen e saj. Angela Martini gjatë kësaj feste u pa nën shoqërinë e 71-vjeçarit të Rolling Stones, Mick Jagger.