• |
ide | kryesore

Ha ha ha, për Lori Hoxhën edhe kjo mund të bëhet lajm

Arkiva, Paparazzi
lori hoxha88.jpg



Mania për të rënë në sy nuk ka fund. Nga ajo nuk mund të shpëtojë as trashigimtarja milionere Lori Hoxha. Me sa duket e gjendur në Los Angelos, vajza e pronares së Top Channel, është ndeshur në rrugë më të ëmën e superseksit, Kim Kardashian. Lori si një vajzë nga Shqipëria e ka fotografuar menjëherë dhe e ka hedhur në Facebook. E prej aty e kanë marrë faqet rozë shqiptare, për ta bërë lajm. Po kush është lajmi? Ai është se Lori po kalonte afër një gruaje, e cila është e njohur, pasi ka një vajzë që është bërë e famshme duke ekspozuar të pasmet e saj të kolme.

Deri më tani kishim parë në mediat tona lajme të njerëzve që me vanitetin e tyre arrijnë së paku t'i takojnë apo të bëjnë një foto me personazhet vip. Por lajmi se Lori i ka kaluar pranë mamasë të një vip-i thyen me siguri rekord në llojin e vet. (lapsi.al)