• |
ide | kryesore

3 muaj nga Eurovision, Elhaida Danit i ndryshojnë këngën

Arkiva, Paparazzi
2217395759lhaidaani.jpg



Dy muaj pasi u shpall fituese e festivalit të Rtsh dhe dy javë nga intervista ku shprehej se kënga “Diell” ishte gati për Eurovision në versionin anglisht, Elhaida Dani ka bërë me dije përmes një postimi në facebook, se ajo do të këndojë një tjetër këngë mbrëmjen e 19 majit në natën e parë të Eurovision. “Autori i kenges Diell, per arsye personale dhe te pandryshueshme, ka vendosur te terheqe kengen nga ai e kompozuar dhe do jete per fat te keq e pamundur te kendohet nga une ne Eurovision Song Contest 2015.”- shkruan këngëtarja në statusin e saj, postuar rreth mesnatës të së hënës.

Elhaida Dani shkruan se edhe për vetë atë, ky vendim ka qenë i papritur. Kujtojmë se kënga fituese e FiK, u komentua gjatë dhe mori kritika jo të mira për sa i takon përfaqësimit të Shqipërisë në edicionin e 60-të të Eurovision, që do të mbahet pas 3 muajsh në Vienë, Austri. Sidoqoftë historia, kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh, ku kompozitori Aldo Shllaku, në kohën kur kënga duhet të kishte përfunduar dhe të ishte prezantuar në publik me videoklip, tërhiqet pa kuptim.