• |
ide | kryesore

Rrugët e Dubait mbushen me para, kaos në trafik (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
dubai2-620x330-700x372.jpg



Shoferët që udhëtonin rrugëve të Dubait nuk mund tu besonin syve kur filloi të bierë “shi” me para. Mijëra kartëmonedha pesëqindëshe të Emirateve të Bashkuara Arabe apo Dirham, fluturuan nëpër qytetin e pasur me naftë në një pasdite në fillim të këtij muaji. Shoferët kanë braktisur makinat e tyre dhe kanë dalë të mblidhnin paratë që binin nga qielli. Paraprakisht mendohet se shuma e parave që ra nga qielli ishte ndërmjet dy dhe tre milionë Dirham – që do të thotë deri në 500.000 funta. Zyrtarët e policisë nuk kanë ndonjë shpjegim në lidhje më këtë.