• |
ide | kryesore

Zbulohet se me kë do të punojë Elhaida Dani, për këngën e re të Eurovision

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Pas tërheqjes së befasishme të kompozitorit Aldo Shllaku, i cili nuk lejoi që kënga "Diell" fituese e FiK në RTSh, të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetshëm të Eurovision, duket se zëvendësuesët paskan qenë gati. Producentët Zapp n' Chriss nga Kosova, janë të përzgjedhurit për të krijuar këngën e re që Elhaida Dani do të këndojë mbrëmjen e 19 majit në Vienë, Austri. Dyshja e njohur e muzikantëve, konkurruan në festival me këngën "Të ndjej" nga Linda Halimi e cila përfundoi në vend të tretë, ndërsa vetëm këtë paradite, Elhaida Dani ka njoftuar fansat e saj se për këngën e re ka nisur puna. Ende i pa qartë mbetet motivi që detyroi Aldo Shllakun të tërheqë këngën nga Eurovision dhe po ashtu nuk dihet pse Zzap n' Chriss, janë përzgjedhur për të realizuar këtë këngë.