• |
ide | kryesore

Dronë të paidentifikuar në fluturim, Parisi në alarm

Arkiva, Planet
pariusss.JPG



Bëhet nata e dytë rresht që Parisi vihet në alarm për shkak të disa dronëve të paidentifikuar që flutorojnë në qiellin e tij. Një natë më parë kanë qenë 5 të tillë që për disa orë kanë ardhur rrotull mbi “Place de la Concorde”, por edhe në zona të rezervuara si “Saint-Ouen e Clignancourt” apo edhe në “Issy-les-Moulineaux”. Policia ka vënë në lëvizje disa agjentë në përpjekje për të identifikuar pilotët e tyre dhe motivet që ata kanë ngritur njëherësh të gjithë këta dronë. Edhe prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për “fluturime të palejuara në zona të ndaluara”. Një natë më parë disa dronë janë identifikuar mbi “Tour Eiffel”, “Bastiglia”, mbi Parlamentin, gradacelën e Montparnasse, “Place de la Concorde” dhe ambasadën amerikane në Paris. Këto fluturime kanë vënë në alarm Parisin dhe autoritetet që kanë shtuar masat e sigurisë.