• |
ide | kryesore

Nxënësi godet mësuesin në klasë (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
msus.JPG



Një nxënës që godet mësuesin në mes të klasës, në mes të orës së mësimit. Video qarkullon në rrjetet sociale dhe është publikuar fillimisht nga faqja e njohur në Facebook, “Jeta osh qef”. Në video thuhet se ajo është regjistruar në një shkollë të Durrësit. Nuk ka të dhëna të tjera për këtë video dhe as për incidentin e rëndë. Në video duket nxënësi që hyn në klasë. Ai merr një dërrasë dhe godet mësuesin. Shihet më pas reagimi i mësuesit dhe i nxënësve.