• |
ide | kryesore

A ishte lideri i vrarë i opozitës Boris Nemcov kërcënim për Putinin?

Arkiva, Planet
nemcov-ap_f.jpg



Boris Nemcov kishte kritikuar ashpër politikën e së përzierjes së Rusisë në Ukrainën lindore, duke e vlerësuar luftën në Ukrainë një agresion rus. Në një apel opozitari e kishte quajtur ilegalre prezencën e ushtarëve rusë pa uniforma të dallueshme.

Pas vrasjes së politikanit Nemcov ka pasur regaime të tronditura nga e gjithë bota. Kancelarja Merkel u tregua e shokuar. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert bëri të ditur se kancelarja kërkon nga presidenti Putin të garantojë zbardhjen e vrasjes. Merkel kërkoi nxjerrjen para përgjegjësisë të vrasësve. Edhe presidenti amerikan Obama dhe presidenti francez Hollande u shprehën në të njëjtën mënyrë dhe kërkuan zbardhjen e ngjarjeve. Reagimet pas vrasjes ishin të menjëhershme edhe në Rusi. Vetë presidenti rus e cilësoi vrasjen përmes zëdhënësit të tij një „provokim”. Analisti Yury Barmin në intervistë me Deutsche Wellen mbi zhvillimet e fundit në Rusi dhe rënësinë e Putinit.

DW: Pse po shkakton kaq reagime vrasja e politikanit opozitar, Nemcov?

Yury Barmin: Nemcov ishte një kritik i hapur i Putinit dhe i përzierjes së Rusisë në krizën e Ukrainës. Vrasja po shkakton kaq reagim, sepse Nemcov ishte po ashtu një organizator i protestës që zhvillohet të dielën në Rusi, 1 Mars. Opozita me shpejtësi u shpreh për një lidhje mes të dyjave.

Kush ishte Boris Nemcov?Çfarë e bëri atë kaq të rëndësishëm pas kaq vitesh?

Nemcov pati një karrierë të shkëlqyer politike. Në vitet 90-të ai shërbeu nën presidentin Jelcin si i dërguari i tij në qytetin Nizhny Novgorod. Më vonë ai ishte guvernator i rajonit të Nizhny Novgorod dhe më pas si zëvendëskryeministër i qeverisë. Ai ishte një politikan shumë i rëndësishëm gjatë viteve më liberale të Rusisë, dhe një avokat i tërheqjes së trupave ruse nga Çeçenia gjatë Luftës së Parë Çeçene. Nën Putinin, Nemcov ishte deputet i parlamentit rus dhe anëtar i opozitës liberale. Kohët e fundit ai nisi me publikimin e raporteve të ndryshme për korrupsionin në Rusi.

A ishte Nemcovi kërcënim për Putinin?

Nuk mendoj se ai përbënte kërcënim për Putinin, së paku ai nuk perceptohej si i tillë. Sigurisht ai është një figurë kryesore e opozitës në Rusi, por politikisht nuk ishte ndonjë kërcënim për Putinin. Ilya Yashin, një politikan liberal dhe mik i Nemcovit, pretendoi se Nemcov po bëhej gati të publikonte një raport për përzierjen e Rusisë në Ukrainë dhe logjikisht u hodh versioni se ai u vra për të ndaluar publikimin e këtij raporti.

Pse e quajti zëdhënësi i Putinit vrasjen e Nemconit “një provokim” dhe çfarë ka të bëjë vrasja me protestën e së dielës?

Protesta kishte qenë e planifikuar për në 1 mars, ka qenë e etiketuar si një protestë ekonomike, kundër krizës. Kishte zëra se disa nga organizatorët donin t’i vinin asaj emrin e një proteste politike, për të kërkuar ndryshime politike në vend. Po ka një rivalitet mes këtyre dy grupeve brenda opozitës, që t’i shohin arsyet e protestës së njerëzve nga këndëvështrime që në të vërtetë nuk ndryshojmë shumë.

Disa blogera pro Kremlinit janë shprehur se vrasja e Nemcovit ishte një mënyrë për të ndryshuar kahun e protestës së 1 marsit. Kështu zëdhënësi i Putinit afërmendesh ngriti supozimin se vrasja ishte një provokim kundër protestës së nesërme. Sigurisht Kremlini do që të çaktivizojë zërat se ka lidhje të qeverisë me vrasjen.

Ka pasur ndonjë vrasje tjetër të krerëve të opozitës në një mënyrë të tillë?

Në krye qëndron Vlad Listiev, një gazetar i njohur rus dhe kreu i Channel 1, i cili u vra 15 vite më parë. Në të vërtetë duhet kujtuar se edhe ajo vrasje ndodhi më 1 mars 1995, pra 20 vite me parë. Ai nuk ishte saktësisht një udhëheqës i opozitës, por një person me influencë – kaq është e sigurtë.

Ka pasur të dhëna që Nemcov ka qenë i përzier me mafian??

Nuk i njoh të dhëna të tilla. Sigurisht Nemcov, si çdo politikan tjetër ka pasur rivalët e tij, që janë përpjekur ta përlyejnë imazhin e tij duke e lidhur me mafian, por unë besoj se këto mund të kenë qenë thjesht thashetheme.