• |
ide | kryesore

U gjet në një anije të mbytur, hapet shishja e verës 151 vjeçare (foto)

Arkiva, Planet
Civil-war-wine.jpg



Një shishe me verë është gjetur në bordin e një anijeje të Luftës Civile Amerikane e mbytur në vitin 1864. Shishja e mbyllur për 151 vjet kishte brenda verë të bardhë. Për të vlerësuar shijen e saj u morën disa ekspertë dekantues të verës. Sapo u hap shishja një prej ekspertëve me “hundë” të hollë tha se i ra erë torfë dhe squfur. Shenjat nuk ishin të mira. Sapo u hodh në gotë dhe mjeshtri Paul Roberts e provoi të gjithë ishin në ankth çfarë shije kishte. “Sapo kam provuar shijen e një gaforreje të përzjerë me benzinë me pak aromë agrumesh. E tmerrshme!” – tha ai. Rreth 50 njerëz kishin blerë bileta për të parë hapjen e kësaj shisheje vere 151 vjeçare. Ceremonia u zhvillua ne Charleston të South Carolina. Kjo shishe ishte një nga 5 shishet e gjetura në anijen Mary-Celestia, një avullore e fundosur në vitin 1864. Anija u gjet në vitin 2011. Mjeshtri Paul Roberts tha se “kishte provuar edhe më parë verë të gjetur në anije të mbytura. Nuk kishin qenë dhe aq keq. Kjo e sotma ishte e tmerrshme” – tha ai. /lapsi.al/