• |
ide | kryesore

Kriza BE ShBA / Victoria Nuland numri dy i diplomacicë amerikane që thotë “Fuck Europe”

Arkiva, Planet
nuland.jpg



Që nga kohërat e JO-së së Gerhard Schroederit ndaj luftës që kërkonte George Bushi dhe Tony Blairi kundër Saddam Husseinit, na kanë bërë thirrje për kujdes: marrëdhëniet me Uashingtonin janë problematike. Por në javët e fundit, keqkuptimet, kundërshtimet dhe ndjesia e gjermanëve se nga amerikanët shihen me përcmim dhe mosbesim ka arritur kulmin. Për shkak të transkriptimeve të informacioneve konfidencialë dhe të rezervuar që janë hartuar nga numri dy i Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, në fundin e konferencës për sigurinë në Mynih.

Me dyer të mbyllura, duke u folur vetëm rreth njëzetë diplomatëve të lartë, sipas asaj që zbulojnë dy media gjermane tek të cilat nuk mund të dyshosh, pra Der Spiegel dhe e përditshmja konservatore Bild, ajo është shprehur në mënyrë të zjarrtë ndaj aleatëve europianë. E vërtetë, po flasim sërish për Victoria Nulandin, ajo që detyroi administratën e Obamës të kërkonte falje tek udhëheqësit e kontinentit të vjetër për faktin se tha “Fuck Europe”, duke shprehur kështu mospëlqimin e saj total ndaj kërkimit të një qasjeje për negociata me Putinin, përpjekje që udhëhiqej nga Angela Merkeli dhe Francois Hollande.

Takimi me dyer të mbyllura ka ndodhur në katin e gjashtë të hotelit “Bayerischer Hof”, aty ku zhvillohej konferenca. Nulandi i quajti udhëtimet e kancelares në Moskë si “biznesi i Moskës i zonjës Merkel”, të tjerë kanë përdorur termin “Moscoë bullshit”. Disa herë ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, një delfine e Merkelit, është quajtur “ministrja e disfatizmit”. Për shkak të kundërshtimit të saj, në një linjë me disa kryeqytete europianë, për të furnizuar me armë Kievin. “Nuk mund të luftojmë kundër europianëve, të luftojmë retorikisht kundër tyre”, ka thënë Nuland gjatë takimit. Dhe ka vazhduar: “Kanë frikën e dëmeve ndaj ekonomisë së tyre. Ndiej dhimbje kur shoh që partnerët tanë në NATO dridhen, i kanë këmbët të ftohta prej frikës”. Më tej ajo ka shprehur një rekomandim të qartë për interlokutorët e saj: “Ju lutem të përdorni gjithmonë termin ‘armë mbrojtëse’, që ne duam të ofrojmë kundër armëve sulmuese të Putinit”. Më pas ka ndërhyrë komandanti i NATO-s, Philip Breedlove: “Nuk jemi në gjendje të ofrojmë sasinë e mjaftueshme të armëve për një fitore të Ukrainës kundër rusëve, nuk është objektivi ynë, por duhet të përpiqemi të rrisim cmimin për Putinin në fushëbetejë, për t’u dhënë kohë sanksioneve dhe masave të tjera që të arrijnë efektin e tyre”.

Thuhet se pak ditë më vonë Angela Merkel ka folur me Obamën. Më pas me Hollande, Putinin dhe Poroshenkon ka firmosur në Minsk. Sido që të shkojë, nuk ka një atmosferë besimi të madh mes Uashingtonit dhe Berlinit. Kështu është që nga kohët e Bushit, duke kaluar tek Obama, 007-at e të cilit spiunonin edhe celularin e kancelares. Dhe ndonëse vetë Spiegel shkruan se në krizë “problemi është bërë vetë Nuland”, mbetet edhe një tjetër problem i vogël: Nuland synon për lart, ndoshta në krye të diplomacisë në rast të fitores së një republikani. Presidentët venë e vijnë, “faktori” Nuland duket i destinuar të qëndrojë.

/Venerdi/www.bota.al