• |
ide | kryesore

“I dashur mik”, zbulohet letra që Gandi i dërgoi Hitlerit

Arkiva, Planet
gand.jpg



“I dashur mik”. Nis në mënyrën më klasike të mundshme letra që Gandi i dërgoi Adolf Hitlerit në 23 qershor 1939. Pak rreshta për të shmangur një luftë, të afrë “të shkatërrojë njerëzimin në gjendjen më të egër”. Një konflikt që sipas tij vetëm Fuhrer kishte fuqinë ta ndalte siç thotë Mahatma në lutjen e tij. E megjithatë fjalët e liderit të “jo-dhunës” nuk arritën kurrë në dorën e “marrësit” për shkak të një ndërhyrjeje të qeverisë britanike. Pak më shumë se një muaj më pas bota pa tmerrin e ndërhyrjes së Gjermanisë në Poloni dhe nisjen e Luftës së Dytë Botërore. Në letër shkruhej:

“I dashur mik. Miqtë e mi më kanë bindur të të shkruaj për të mirën e njerëzimit. U kam rezistuar kërkesave të tyre, sepse kam qenë i bindur që çfarëdo letër e imja nuk do të ishte e mjaftueshme. Diçka më thotë që nuk duhet të bëj llogari dhe se duhet të ta drejtoj apelin tim.

Është mjaft e qartë se sot ti je personi i vetëm në botë që mund të ndalë një luftë që mund ta kthejë njerëzimin në fazën më të egër. A je i gatshëm ta paguash këtë çmim për një çështje, sado e denjë të duket? A do ta dëgjosh apelin e atij që historikisht i ka shmangur metodat e luftës pa një sukses të qartë? Në çdo mënyrë, të kërkoj ndjesë paraprakisht nëse kam bërë ndonjë gabim që të kam shkruar. Miku yt i sinqertë M. K. Gandhi”./lapsi.al/