• |
ide | kryesore

Papa Francesku tregon një barcaletë: “E dini si vetëvritet një argjentinas?”

Arkiva, Planet
pope-laugh.jpg



Fiks dy vjet si Papë. Dhe humori i mirë nuk mbaron asnjëherë. Aq më shumë kur Bergoglio tallet edhe me origjinën e tij. Në fillim pranoi se pontifikati i tij do të jetë i shkurtër. Më pas, gjithmonë në intervistën e dhënë për televizionin meksikan Televisa, dhe që u transmetua edhe nga Radio Vatikani ai ka treguar edhe një barcaletë me argjentinas.

Në një moment gazetarja Valentina Alazraki, e ka pyetur të tregojë se si vendosi t’u përgjigjet personalisht letrave të besimtarëve. Ai e ka ndërprerë duke i thënë se kjo mund t’i shkaktojë ndonjë problem. “Mund të të them atë që ndodhi kur u zgjodha. Argjentinasit panë se u zgjodh Papë, një nga vendi i tyre dhe harruan të gjitha arsyet se për kë bëhej fjalë. Populli im është sa i përulur edhe aq egoist”. Më pas vjen edhe një batutë që është bërë e famshme: “E dini si vetëvritet një argjentinas? Ai ngjitet në majë të egos së tij dhe hidhet që andej.”/lapsi.al/