• |
ide | kryesore

Politikania franceze: Ibrahimovic, largohu nga Franca

Arkiva, Planet
le pen.jpg



Numri një i Frontit kombëtar, një formacion i së djathtës ekstreme dhe ksenofobe në Francë, Marine Le Pen, i ka kërkuar futbollistit Zlatan Ibrahimovicit që të largohet nga Franca.

Sipas mediave në këtë vend, Le Pen ka mbetur e zemëruar me komentet fyese të lojtarit në drejtim të francezëve. “Në 15 vjet nuk e kam parë një gjyqtar të tillë në këtë shtet muti. Ky shtet nuk e meriton PSG-në”, u shpreh Ibra pas humbjes së fundit 3 me 2 të pësuar nga Bordeaux. “Ata që e konsiderojnë Francën si shtet m** mund të largohen. Është kaq e thjeshtë”, deklaroi Le Pen.