• |
ide | kryesore

Për herë të parë në Britani, festivali i penisëve të vegjël (video)

Arkiva, Planet
iron.jpg



Në Britani është zhvilluar për herë të parë festivali i burrave me penisë të vegjël. Bëhet fjalë për ata që e kanë më të vogël se mesatarja ndërkombëtare që është 9.16 cm kur ai është në gjendje normale. “Vegla” e vogël është një çështje me rendësi për burrat. Në pjesën më të madhe ata nuk flasin për këtë. BBC i ka kushtuar një reportazh të vogël (video në fund) ku flasin disa prej anëtareve të festivalit. Ant Smith, një prej tyre thotë se një gjë e tillë ka më shumë rëndësi për individin sesa për njerëzit e tjerë. Ai kujton kohën kur ishte i vogël ose i ri dhe se si ndërrohej në dhomën e zhveshjes në shkollë gjithë turp. Ai tregon edhe marrëdhënien e vështirë me femrat. Në këtë festival u mblodhën për herë të parë 100 persona./lapsi.al/