• |
ide | kryesore

Drejtoreshat që ditën e kalojnë në punë dhe natën në klub

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Dallëndyshe Bici e ish-INUK dhe drejtuesja e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, mund të jenë të nominuara shpesh në lajmet e ditës, por, se do të na dilnin përpara edhe në albumet e klubeve të natës, kjo nuk na kishte shkuar në mënd. Me sa duket, zonjat, sensin e protagonizmit nuk e kanë vetëm në sektorët që mbulojnë por edhe kur bëhet fjalë për të dalat natën për qejf, ato duan të jenë në qendër të vëmendjes. Kështu, Dallëndyshja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtes së Territorit dhe Sonila e AKKP-së kanë kaluar fundjavën nën tingujt e muzikës live dhe me sa shohim nga foto, të shoqëruara edhe nga alkooli. Me rëndësi që drejtoreshat e Ramës po e shijojnë jetën, në një klub që me gjasë dokumentat i ka në rregull dhe fadromat e Dallëndyshes, i qëndrojnë larg.