• |
ide | kryesore

Julian Deda ironizon përmes Lulzim Bashës

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Komediani i njohur Julian Deda, njëherësh pjesë e strukturave drejtuese të PD, ka postuar në llogarinë e tij në IG, një fotomontazh që duket se vë në lojë edhe kryetarin Lulzim Basha. Sipas këtij posteri, Lulzim Basha, i cili së fundi i është drejtuar edhe ndërkombëtarëve për ngjarjet politike në vend, ka marrë urdhër nga Brukseli edhe për mjekrrën e humoristit Deda, që ai ta lërë atë përsëri t’i zgjatet. Por, ky i fundit duket se nuk e ka mirëpritur këtë “urdhër” të Brukselit, duke i kthyer një përgjigje jo fort të hijshme. Ndjekësit e aktorit në rrjetin social i kanë pëlqyer këto batuta, por kolegët e tij në PD, nuk dihet si janë ndjerë.